AKTUALITET, 30 Janar 2026, 13:31

Emrat/ Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, arsyeja e largimit dhe kush do ta zëvendësojë si i komanduar

Emrat/ Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës,

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se vendimin për dorëheqjen nga detyra e ka bërë për arsye familjare.

Ndërkohë, në vend të tij është caktuar përkohësisht Armir Gjikolaj me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Duka u emërua drejtor në Policinë e Dibrës në nëntor të vitit 2024.