NË FOKUS, 15 Maj 2023, 13:01

Mbi 58 mijë vota diferencë/ Veliaj "shpartallon" Këlliçin, Arlind Qori "surpriza" e zgjedhjeve

Mbi 58 mijë vota diferencë/ Veliaj "shpartallon"

Janë numëruar 941 qendra votimi në Tiranë. 

Kryeson kandidati i PS, Erion Veliaj me diferencë shumë të thellë votash ndaj Belind Këlliçit të koalicionit "Bashkë Fitojmë', diferencë që arrin në mbi 58 mijë vota. 
Këlliçi kësisoj ka një rezultat më të dobët se Halim Kosova në vitin 2015. 

Bie në sy një rezultat surprizues i Arlind Qorit nga Lëvizja Bashkë, parti e sapokrijuar, i cili ka kaluar Roland Bejkon e PD-së zyrtare duke u renditur i treti. Qori ka marrë mbi 13 mijë vota. 

Rezultati deri tani: 746/941 QV

Erion Veliaj - 158,677 vota, 54.69% 

Belind Këlliçi - 100,319 vota, 34.58%

Arlind Qori - 13,835 vota, 4.77%

Roland Bejko- 12394 vota, 4.27%

Marko Dajti - 2807 vota, 0.97%

Lajla Përnaska - 2104 vota, 0.73%

Poll