TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", ka fituar Bashkinë e Himarës.
Ai ka marrë 3837 vota, e përkthyer në 50.12%. Ndërsa rivali i tij socialist, Jorgo Goro, ka marrë 3818 vota ose 49.88%.
Beleri e ka fituar Bashkinë me vetëm 19 vota.
Fredi Beleri ndodhet aktualisht në qeli, pasi u arrestua me dyshimet se ka blerë vota. Gara në Himarë ka qenë mjaft e tensionuar, ndërkohë që autoritetet greke e kanë cilësuar një skandal arrestimin e kandidatit Beleri.
Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me Bashkinë e Himarës, duke qenë se Beleri ndodhet në burg, por ai nuk ka një dënim të formës së prerë, ndaj pas fitores konsiderohet si kryebashkiaku i ri i Himarës.
Dosja e Belerit i ka kaluar SPAK.