TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini, e quan premtimin e Belind Këlliçit për transport publik falas në Tiranë, një gafë e cila ka ngjallur mosbesim te qytetarët dhe që e dëmton fushatën e opozitës.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se Këlliçi bëri një gafë pasi nuk ka transport falas në asnjë vend të botës dhe në vend të tërhiqet, po thellohet në këtë gabim. Analisti shtoi se Këlliçi po anashkalon problemet reale që ka Tirana, duke u fokusuar në një çështje që nuk është problem kryesor i kryeqytetit.
"Këtu ka edhe një problem tjetër, përveç anës ekonomike. Ishte problem i panevojshëm. Fushata e Këlliçit thellohet te kjo gjë, edhe pse kjo ka ngjallur shumë mosbesim te qytetarët. Është bërë një grackë ku kanë rënë. Nuk ka transport falas në asnjë vend të botës.
Ka bërë gafë elektorale, sepse nuk është ky shqetësimi kryesor i qytetarëve të Tiranës. Ata duan ta theksojnë më shumë edhe pse është gafë. Pse këtu paska mbetur problemi i Tiranës?
Apo ka arsye të tjera, që pastrohen paratë, që kemi një regjim që ka shkatërruar ekonominë? Apo qenka problemi Tiranës, për biletën e autobusit... Po anashkalon problemet reale"