NË FOKUS, 11 Maj 2023, 20:49

"Grupet kriminale, të kënaqur me Veliajn!/ Artan Hoxha "skanon" qytetet problematike, si po ndikon krimi në zgjedhje

"Grupet kriminale, të kënaqur me Veliajn!/ Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një "skanim" të situatës në terren sa i përket zgjedhjeve lokale dhe përfshirjes së organizatave kriminale në to. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha deklaroi se prezenca e krimit shihet më tepër në zonat ku ka garë të ngushtë dhe se ata pritet të aktivizohen më së shumti në 2-3 ditët para mbajtjes së zgjedhjeve. 

Gazetari skanoi disa nga qytetet kyçe. Ai deklaroi se organizatat kriminale në Shqipëri, Ekuador dhe deri në Dubai nuk flasin keq për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe duket se janë të kënaqur me të. 

Si qytete më problematike dhe me potencial për përfshirjen e botës së krimit në garën zgjedhore, Hoxha identifikoi më së shumti, Durrësin, Elbasanin dhe Shkodrën, por deklaroi se fushata deri tani ka qenë e qetë dhe partitë janë përpjekur t'i fshehin përfaqësuesit e botës së krimit.

Ai shtoi se organizatat kriminale kryesisht mbështesin mazhorancën dhe se kush u ka dalë kundër ka përfunduar në burg. 

"Në pjesën dërrmuese të organizatave kriminale, mbështetja e tyre ka qenë pro mazhorancës. Nuhatja e tyre u thotë që edhe këto zgjedhje do të fitohen në masën më të madhe nga mazhoranca, ata nuk bëhen me humbësit, sepse nuk kanë ndërmend ti shpallin luftë shtetit. Në zgjedhjet e kaluara, kush i kishte shpallur luftë shtetit kanë marrë burgime të përjetshme. Ishin ata Çapjat, ku janë ata? Ku janë ata të Durrësit? Plarent Dervishi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri në Vlorë,  i ka marrë përpara shteti ata. Shteti është i qartë, ka makinerinë e rëndë dhe të shtyp", tha Hoxha. 

Analiza e plotë e Artan Hoxhës: 

Shkodër - Në Shkodër janë shumë aktivë grupet kriminale, sepse u është kërkuar të jenë aktivë. Edhe me përpjekjet e tyre, nuk mendoj se do të japin rezultat. E majta mund të kapë rezultatin historik, por duket shumë e vështirë ta përmbysin. Në Shkodër votohet pro ose kundër Ramës, nuk voton njeri për Benet Becin apo Bardh Spahinë. Makineria e propagandës së pushtetit, është përpjekur që në Shkodër të fusë në garë Benet Becin me Bardh Spahinë, por shkodranët e dinë mirë se kush është objektivi. Deri tani përfshirja e tyre është shumë e madhe dhe po përpiqen të ndikojnë. Nëse Bardh Spahia ndodh që të humbasë, atëherë mund të them se ata vërtetë kanë bërë një mrekulli atje dhe pa ata mrekullia nuk bëhet dot.

Lezhë - Ngjarja që ndodhi me Ardian Nikulajn, në 2015 ai kishte 3985 vota. PD kishte 5800 vota. Po flas për pëshën që ka ai. Ke nxjerrë nga loja… Në Lezhë ka garë dhe prezenca e tyre ndihet. Deri ku do të shkojë, do ta shohim. Ditët janë sot natën, nesër e premte natën dhe të shtunën, që ata janë 24 orë në punë. Heshtja zgjedhore është vetëm politiksht.

Kukës - Një nga ata personazhet që përmndet edhe të çështja McGonigal është ngulur në Tropojë dhe ata janë të bindur që mund të fitojnë Tropojën.
Në Kukës është një person që KQZ e ka çuar për verifikim, Partia për Europianizimin dhe Integrimin. Ky që kandidon, Abedin Uruçi, shumë i fortë atje. Ka pas fituar në komunën Kolsh dhe godinën e komunës e kishte bërë të toka e vetë. Ky ka çarmatosur nëndrejtorin e policisë, se i kanë shkuar ta arrestonin dhe kishin vajtur ta arrestonin sepse kishte rrahur Safet Gjicin. Këta duan ta nxjerrin nga loja sepse ky dëmton Safetin.

Durrës- Durrësi ka brenda edhe zonën e Krujës, kryqytetin evropian të tritolit. Durrësit hyn te bashkitë e mëdha ku është përqëndruar vëmendja. Rama edhe fushatën e mbyll në Durrës dhe në Shkodër. Në Durrës, fushata duket sikur ka ngritur Igli Cara frymë pozitive. Por që të përballet me personazhet e famshme, Rumi e këta, nuk u mor me këta. Pra, as ai nuk e kishte kurajon të përballej.

Tiranë - Kavaja është pak problem.
Nuk njoh ndonjë grup kriminal në Shqipëri, nga Ekuadori deri në Dubai, që të ketë folur keq për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ata janë të kënaqur. Ndërtime janë bërë plotë, nuk shoh ndonjë kundër haptazi. Por, në qarkun e Tiranës, duke qenë se ka edhe diferencë nuk besoj se këta do zbresin që të jenë të dukshëm.

Elbasan - Elbasani, ndryshe nga herët e tjera, këtë rradhë, as zoti Luçiano Boci nuk është ankuar, për përfshirjen e botës së krimit aty. Mazhoranca jo. I vetmi problem në Elbasan është që këto votat, 25 mijë, nga do e marrin drejtimin? Politikisht këto kanë qenë majtas, këtë rradhë do ti shohim. Tani që fillon heshtja zgjedhore, do të shohim veprimin e tyre. Por, këtë herë Elbasani ka qenë shumë i qetë. Kur fillon numërimi kuptohen ata. Ata kanë edhe zonat e qarta. Kur fillon përshembull Fushë Mbreti, ne e dimë sa dalin kutitë e votimit. Nëse aty ka diferencë 200 vota e lartë, atëherë një dorë magjike ka punuar. Atje ka plot lagje kështu.

**
"Kujtoj debatin me kandidatin e opozitës për Bashkinë e Durrësit, zotin Igli Cara, i cili edhe pse u mundova ti përmend disa raste, i qëndroi shumë larg atyre adhe u mundua të mos përmendte askënd. Në fund kur mbaroi emisioni na dha njëlloj shpjegimi. Zgjidhja sipas tij ishte, që nëse i ekspozonte, në vend ti ktheheshin në vota pro, mund ti ktheheshin në vota kundër.

Në Elbasan, nga zona më e nxehtë, këtë rradhë kemi patur një heshtje totale. Madje opozita është kujdesur në veçanti që aty të mos përmendet askush, madje kanë thënë që nuk kemi parë elemnte të botës së krimit të jenë të përfshirë si në zgjedhjet e kaluara.

Zona tjetër që kishim evidentuar, Shkodra. Ku përfshihet bota e krimit? Aty ku ka garë dhe ekuilibra dhe fitorja vendoset nga diferencë e vogël.

Deri tani, është parë prezenca e tyre vetëm në zonat ku rezultati është më i afërt. Me sa duket edhe forcat politike janë përpjekur ti mbajnë sa më larg dhe të mos i ekspozojnë, të mos duken dhe të mos ndihet prezenca e tyre publikisht.

Ka patur edhe një taktiktë, e kanë përqëndrur fushatën te vetja dhe jo te kandidatët, duke shpërqëndruar median dhe të mos fokusohen te elementët e botës së krimit.

Në nisje të fushatës patëm dy ngjarje të rënda, vendosja e minës kryetarit të PD në Vaun e Dejës dhe e dyta ishte ekzekutimi i kandidatit për anëtar të këshillit bashkiak Lezhë, Ardian Nikulaj. Zhurma e madhe bëri që këto ngjarje të shërbenin si një lloj apeli edhe për fokusimin autoriteteve në këto zona.

Tani jemi në fazën deçisive, janë tre ditët finale ku ata janë shumë aktivë. Jemi në pikun e ndërhyrjes së tyre. Sa më afër afrohet disa e votimit, aq më aktivë bëhen.

Kanë kapacitetin, fuqinë dhe kontrollin në territor, për të bërë lëvizjet e minutës së fundit, mund të spostojnë balanca që sondazhet në disa zona nxjerrin njërën palë, por ditën e zgjedhjeve do shohësh që mund të ndodhin surpriza. Nuk vijnë surprizat nga qielli, por vijnë nga lëvizjet e minutave të fundit.

Në pjesën dërrmuese të organizatave kriminale, mbështetja e tyre ka qenë pro mazhorancës. Nuhatja e tyre u thotë që edhe këto zgjedhje do të fitohen në masën më të madhe nga mazhoranca, ata nuk bëhen me humbësit, sepse nuk kanë ndërmend ti shpallin luftë shtetit. Në zgjedhjet e kaluara, kush i kishte shpallur luftë shtetit kanë marrë burgime të përjetshme. Ishin ata Çapjat, ku janë ata? Ku janë ata të Durrësit? Plarent Dervishi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri në Vlorë,  i ka marrë përpara shteti ata. Shteti është i qartë, ka makinerinë e rëndë dhe të shtyp", deklaroi Hoxha.