TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjendet në telashe dhe gjithçka lidhet me ish aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels.
Trump do të akuzohet për një krim lidhur me pretendimet se ai fshehu pagesën e parave, për të blerë heshtjen e Daniels, lidhur me një raport seksual që ata kishin patur.
Zonja Daniels pretendon se ajo dhe Trump kanë kryer marrëdhënies seksuale dhe se ajo ka pranuar 130,000 dollarë nga ish avokati i Trump, Michael Cohen, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në këmbim të heshtjes.
Ish-presidenti ka mohuar të ketë patur raporte seksuale me Daniels, që prej momentit kur pretendimet u bënë publike në vitin 2018.
Stormy Daniels ka deklaruar në intervista, se e takoi ish presidentit Trump, në një event golfi në korrik të vitit 2006. Ajo pretendoi se kishte bërë seks me Trump, një herë në dhomën e tij në hotel, në Liqenin Tahoe. Në atë kohë, njëri prej avokatëve të Trump e mohoi këtë gjë.
Gruaja e Trump, Melania Trump, nuk ishte në këtë event dhe sapo kishte lindur fëmijën.
Në vitin 2016, disa ditë para zgjedhjeve presidenciale amerikane, Stormy Daniels tha se avokati i Trump, Michael Cohen, i pagoi 130,000 dollarë për ta mbajtur sekret këtë raport seksual mes tyre.
Ish aktorja e filmave pornografikë, ka deklaruar në intervista televizive, se është ndjerë e kërcënuar ligjërisht dhe fizikisht në lidhje me këtë çështje.
PËR ÇFARË AKUZOHET TRUMP?
Pagesa e parave si kompensim në këmbim të heshtjes, nuk është në fakt e paligjshme. Por, telashet e ish presidentit vijnë për shkak të mënyrë se si e ka regjistruar ai këtë pagesë.
Ai akuzohet për falsifikimin e dokumentacionit të biznesit duke thënë se pagesa ishte për tarifat ligjore ndaj avokatit.
Pagesa u bë gjithashtu një muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe kritikët e Trump pretendojnë se paratë e paguara, janë në shkelje të rregullave të fushatës.
Ish avokati i Trump, Michael Cohen ka dëshmuar nën betim, se Trump i kishte dhënë atij pagesën e heshtjes prej 130,000 dollarësh, disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2016.
Trump ka mohuar të ketë shkelur ligjin me këtë pagesë.
Në fillim të këtij viti, Prokurori i Qarkut të Qytetit të Nju Jorkut, Alvin Bragg, mblodhi një juri të madh për të hetuar nëse kishte mjaftueshëm prova për të ndjekur penalisht ish-presidentit Trump, për paratë e paguara ndaj Stormy Daniels.
Juria votoi për të ngritur akuzat penale, duke e bërë Trump-in, presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza të tilla.
Në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump e quajti hetimin një lojë politike.
Ç'PO NDODH NË NEW YORK?
Donald Trump pritet të arrestohet dhe të dalë para një gjykate në New York ditën e sotme (4 prill).
Ish presidenti u ka dërguar një email të gjithë atyre që janë në listën e tij të kontakteve, ku e quan ditën e sotme "një ditë tragjike për Republikën".
Emaili i dërguar nga ana e tij, mban titullin, "emaili im i fundit para arrestimit tim", në të cilin ai kërkon që njerëzit të "japin kontributin e tyre për të shpëtuar Amerikën" dhe përfshin një link për mbledhjen e fondeve. Ai gjithashtu shpreh shqetësimin se SHBA po bëhet një "vend marksist i botës së tretë".
Pak kohë pasi u dërgua emaili, Trump postoi një mesazh me shkronja të mëdha në Truth Social, platformën e mediave sociale që ai posedon, duke kritikuar vendndodhjen e gjykatës ku do të shfaqet në New York si një "vend i padrejtë me disa zona që votuan me 1% për Republikanët".
Trump gjithashtu quan gjyqtarin "të anshëm" dhe thotë se familja e tij janë "njerëz të njohur që urrejnë" atë.
"KANGAROO COURT!", përfundon Trump, që përkthehet si "GJYKATË KANGURËSH"...