NË FOKUS, 13 Prill 2023, 23:15

Neritan Sejamini: Rama po bën fushatë perfekte dhe moderne! Opozita nuk merret me pikat e tij të dobëta

Neritan Sejamini: Rama po bën fushatë perfekte dhe moderne! Opozita

Neritan Sejamini thotë se fushata e socialistëve për zgjedhjet lokale është perfekte, me një mesazh të qartë për votuesit, të cilët ndikohen nga fushatat emocionalisht dhe jo racionalisht. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se fushata e Edi Ramës është profesionale, ndërsa deklaroi se fushata e opozitës nuk ka një temë apo mesazh kryesor dhe gjithashtu nuk merret me pikën e dobët të mazhorancës, që është betonizimi masiv në Tiranë. 

"Fushata e PS është e akullt, profesionale dhe ka karakterisikat e çdo fushate moderne. Duhet të heqim dorë nga koncepti mbi fushatat. Ato janë art dhe ndikojnë njerëzit. Fushatat nuk janë proces drejtësie. Në fushatë fiton edhe i keqi. Nuk perceptohet si i miri dhe i keqi fushata. 

Rama po bën fushatën perfekte dhe moderne. Në fushatë njerëzit nuk votojnë në mënyrë racionale, por emocionale. Qëllimi kryesor i tyre është ndikimi emocional.

Ramës nuk i duhen votuesit e opozitës, por ata që janë të lëkundur.

Fushata e Ramës ka një temë dhe mesazh. Tema është, e vjetra Berisha dhe Meta dhe e reja dhe vazhdimi jemi ne. Ai do të injorojë kandidatët dhe do të merret me Berishën dhe Metën.

Edhe zgjedhja e pemëve ka idene e jetës në subkoshiencën e njerëzve.

Përveçse gjelbërimi i ka ardhur si gjë fantastike, sepse opozita nuk po merret me betonizimin që është pika më e dobët e Ramës", tha Sejamini.