TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci ka fituar Bashkinë e Shkodrës me rezultat mjaft të thellë.
Ai mori 34,470 vota, që përkthehen në 60.22%. Ndërsa rivali i tij në garë, Bardh Spahia, ka siguruar 22,769 vota ose 39.78%, pra 11,701 vota diferencë.
Shkodra do të jetë për herë të parë e administruar nga socialistët, të cilën kanë premtuar investime të shumta.
Për kampin demokrat, humbja e bastionit më të rëndësishëm, është një goditje mjaft e rëndë, që vë në pikëpyetje vijimin e qëndrimit të Sali Berishës në krye të opozitës.