TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Socialiste ka fituar Bashkinë e Vorës me një diferencë të thellë votash.
Kandidati socialist, Blerim Shera, ka arritur të marrë 9638 vota, rezultat që përkthehet në 73,52 % të votave.
Ndërsa kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Indrit Hoxha ka marrë vetëm 3471 vota, rezultat që përkthehet në 26,48 %.
Humbja e kandidatit të Berishës dhe Metës është mjaft e thellë.
Kujtojmë se në rang vendi pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë zhgënjyese, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, çka sugjeron indiferencë të votuesve.