AKTUALITET, 7 Korrik 2023, 17:08

“Nuk mund të jetojmë me mitin e ‘Oso Kukës’”, Rama nga Mali i Zi: Të ndarë jemi shumë më larg BE

“Nuk mund të jetojmë me mitin e ‘Oso

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic, deklaroi se shqiptarët të ndarë, do të jenë shumë larg Bashkimit Europian. Duke u ndalur te përfundimi i misionit të Ballkanit të Hapur, ai u shpreh se kjo nismë nuk është kompani e tij private që ta hapi apo ta mbyllë kur të dojë.

Rama tha nga tani e tutje shtyrë fort në procesin e Berlinit. Sa i përket situatën në veriun e Kosovës, ai e quajti absurde.

"Së pari Ballkani i Hapur nuk është kompania ime, që unë e hapa, unë e mbyll. Ballkani i Hapur është një iniciativë e disa vendeve e përbashkët, ku unë kam pasur privilegjin të jem pjesë. Dhe një mijë herë të kthehesha, një mijë hera do ta hapja. Unë kam shprehur opinion tim që kjo nismë e ka kryer mision, por nuk e kam imagjinuar që procese dhe nisma tanimë të konsoliduar, do të duhet të ndalojnë të gjitha. E kam shprehur opinion tim tani, për një arsye. Sepse duke iu vënë Ballkanit të Hapur për arsye nga më të çuditshme, jo projekt kino-res dhe të tjera si këto, në fakt nuk kanë dëmtuar vetëm atë nismë, por edhe Procesin e Berlinit. Ka ndikuar në disa vende që ta shohin me pikëpyetje atë nismë.

Ne duhet të fokusohemi shumë fort të Procesi i Berlinit tani. Jo sepse bëhet në Tiranë, por edhe sepse kemi mundësinë e futjes në proces të një plani të ri financimi dhe për këtë duhet të përpiqemi të gjithë bashkë. Kjo është një kohë kur duhet të jemi sa më shumë bashkë, jemi të vegjël si tregje dhe të ndarë jemi shumë larg BE, sesa të bashkuar. Situata në veriun e Kosovës është absurde. Është një kohë kur duhet të jemi sa më shumë bashkë, pasi jemi të vegjël si tregje dhe jemi shumë larg BE, sesa të bashkuar. Ky është një moment për të luftuar edhe me mendësinë e vjetër. Për të admiruar “Oso Kukën” kur na e tregojmë, por ja ta bëjmë nga e para, e t’i kthejmë institucionet në kulla. Edhe pastaj në fund na kërkojnë të bashkohemi në samit dhe të këndojmë për “Oso Kukën”  e ri.", tha Rama.