AKTUALITET, 7 Korrik 2023, 15:20

Rama mbërrin në Mal të Zi, ja me kë do të takohet. Turin e mbyll në Beograd

Rama mbërrin në Mal të Zi, ja me kë do të takohet.

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik për Iniciativën e Berlinit, ndalesën e radhës ka pasur Malin e Zi.

Mësohet se kryeministri Rama u prit në Podgoricë nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.

Gjatë qëndrimit disa orësh në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama takohet me kryeministrin Dritan Abazoviç, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp. Ndërkohë, turin ai do ta mbyllë në Beogradi, nga ku rreth orës 19:30 pritet nisja e takimit bilateral me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Kujtojmë se dje Rama nisi turin nga Maqedonia e Veriut, për të vijuar me Prishtinën edhe Bosnjë Hercegovinën sot.