AKTUALITET, 7 Korrik 2023, 14:48

Atentati në Krujë/ Zbardhet dëshmia e Valter Bamit: Më vjen keq për viktimën, e kisha të afërm. Ja pse i kam gjurmët e barutit në duar

Atentati në Krujë/ Zbardhet dëshmia e Valter Bamit: Më vjen

Zbardhet dëshmia e Valter Bamit, i cili u arrestua mbrëmë nga policia në lidhje me sulmin me armë që ndodhi në Larushk të Krujës. Nga sulmi me armë në drejtim të banesës së Gentjan Bejtjas, humbi jetën kunati, 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Valter Bami është arrestuar me akuzën për “armëmbajtje pa leje”, por se ai deklarohet i pafajshëm për vrasjen dhe plagosjen e dy fëmijëve. Bami ka pretenduar në takimin me avokatin e tij Ilir Murati se gjurmët e barutit në duart e tij janë për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që e ka në banese me leje.

Bami ka deklaruar madje se Ramazan Sinon e kishte të afërm dhe ndjen keqardhje për ngjarjen e ndodhur. “Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam të kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin”, mësohet të ketë thënë i akuzuari.