TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është korrik dhe plazhet janë të mbushura plot me pushues, ashtu sikurse edhe në Durrës, ku pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Por me gjithë fluksin e lartë, vrojtuesit mungojnë.
Menaxhuesit privatë të plazheve e kanë detyrim ligjor që të ndërtojnë një kullë dhe të punësojnë një vrojtues plazhi. Por në fakt, në kulla vihet re se nuk ka asnjë njeri. Por, pushuesit shprehen se ndihen të sigurt në plazh dhe se nuk kanë pasur probleme të kësaj natyre. Ndërsa pushues të tjerë thonë se nuk kanë parë vrojtues plazhi, që të këshillojnë njerëzit për kushtet e detit për notim, apo të paralajmërojnë nëse ka rrezik.
Ndonëse ligji përcakton qartë detyrat e gjithsecilit në plazhe, duket se edhe këtë vit ai po shpërfillet në dëm të sigurisë se pushuesve. Kullat e vrojtimit po ashtu nuk kanë sinjalistikën e nevojshme, e cila është gjithashtu e detyrueshme.