AKTUALITET, 7 Korrik 2023, 12:47

E mbylli 9 vite më parë, Rama premton rihapjen e ambasadës shqiptare në Bosnje-Hercegovinë

E mbylli 9 vite më parë, Rama premton rihapjen e ambasadës
Edi Rama dhe Borjana Krišto

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave së Bosnjes dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, tha se po përgatitet hapja e ambasadës shqiptare në Sarajevë.

“Në radhë të parë e urova kryeministren për konsensusin për ndalimin e duhanit në këtë godinë. Dhe, uroj që ky të jetë një shembull sesi të gjithë vendimet dhe proces kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të bëhen dhe zbatohen. Dëshirojmë t'i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjë -Hercegovinën dhe e informova se do të hapim ambasadën shqiptare këtu. Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë që edhe ata boshnjak në vendin tonë i ka të garantuara të gjitha të drejtat në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

Ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe lëvizja e lirë të mundësohet për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës sepse politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim.

Dhe, dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje edhe Bosnja Hercegovina do ta bëjë këtë gjë. Nga ana tjetër erdha këtu për ta informauar atë cka ne duam të bëjmë në samitin e Procesit të Berlinit të tetorit në Tiranë.”- thotë Rama.

Qeveria shqiptare në Bosnje-Hercegovinë u mbylll nga qeveria e Ramës më 30 korrik 2014, bashkë me  ka mbyllur përfaqësitë diplomatike në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur; ambasada në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë dhe ambasada shqiptare në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi. Rama nuk dha shpjegime pse u bë ai veprim nga qeveria e tij gati një dekadë më parë edhe pse ishte kundërshtuar fort për shkak se në Bosnje ka një numër të madh shqiptarësh, ashtu si dhe në Shqipëri ka një komunitetet të hershëm boshnjak. 

Borjana Kristo, kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës gjatë  konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatitet t'i paraqesë Këshillit Evropian. Kristo tha se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët.

‘Në këtë takim e informova Ramën lidhur me situatën politike. Bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të jetë me konsensus dhe të ketë dialog të mirë dhe shpresoj se në dy shtete do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kemi parashikuar 5 çështje që duhet të paraqiten që t’i paraqiten Këshillit Europian. Bashkëpunimi rajonal dhe theks të veçante për Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin për iniciativat që kemi ndërmarrë për procesin e Berlinit dhe takimit që do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk jemi të gatshëm që t’i aprovojmë lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët po punojmë që të bëjmë lëvizje të lirë.’- tha Kristo.