AKTUALITET, 7 Korrik 2023, 16:28

“I veshur me bluze të zezë dhe sende të forta në duar”, gazetarja: Si e fshehu policia djalin e deputetit Rraja

“I veshur me bluze të zezë dhe sende të forta në

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sherrin në Borizanë të Krujës, ku fisi Rraja dhunoi dy persona barbarisht, pasi këta të fundit u ankuan për veprimtarinë e një guroreje në pronësi të vëllait të Rrahman Rrajës.

Gazetarja e abc news, Xhensila Kodra tha se pjesë e dhunës ishte dhe djali i deputetit Rraja, Rexhep Rraja. Por sipas saj, në deklaratën e policisë së ditës së enjte, nuk ka asnjë iniciale të djalit të deputetit, i cili në videon e publikuar shihet me sende të forta në duar.

Kujtojmë se më tani janë të arrestuar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja. Kjo nuk është hera e parë që Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në atë zonë. Kujtoni historinë me Xhisiela Malokun dhe më pas me Rramazan Rrajën e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.