AKTUALITET, 7 Korrik 2023, 12:32

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, si u zbulua përfshirja e Valter Bamit në vrasjen e shoferit të prokurorit

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, si u zbulua përfshirja e Valter Bamit
Fotomontazh: Gentian Bejtja dhe Valter Bami

Valter Bami, i arrestuar mbrëmë nga Policia e Tiranës, ka mohuar sërish të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku humbi jetën Ramazan Sino. Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Vendore të Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si të seancës së parë të marrjes në pyetje pak orë pas ngjarjes.

Mirëpo, burime nga policia bëjnë me dije se kanë bindjen se 37-vjeçari ka qëlluar atë natë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë ne mikroskop elektronik, vendimtar për nxjerrjen e urdhër-arrestit për të. Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi dorës së majtë.

Bami u arrestua një natë më parë për armëmbajtje pa leje, fill pas atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

Teksa dha dëshminë e parë, Bami mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, duke thënë se në ato momente ai po qëndronte në shtëpinë e tij. Mirëpo, burime nga policia thonë se janë të bindur që 37-vjeçari ka qëlluar atë natë në Larushkë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin.

Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje. Në dorën e majtë të Valter Bamit janë gjetur shenja baruti, tregues ky që shton dyshimet se qëndron pas kryerjes së krimit.
Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e tij.

Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, edhe ky një emër i njohur i botës së krimit.