AKTUALITET, 22 Dhjetor 2025, 21:21

Indrit Vokshi: Ishte një protestë si e Bashës pa Bashën, shqiptarët s’kanë pse blejnë një xhaketë që e kanë hequr në 2013

Indrit Vokshi: Ishte një protestë si e Bashës pa Bashën,

Analisti Indrit Vokshi e krahasoi protestën e sotme të PD-së si ato që organizonte PD kur drejtohej nga Lulzim Basha, por sot ajo ishte pa të. Vokshi u shpreh në emisionin “Të Paekzpozuarit” në MCN TV se PD është si një xhaketë e hequr në vitin 2013 nga nejrëzit dhe ata s’kanë pse ta blejnë më.

“Kjo ishte një protestë si e Lulzim Bashës pa Lulzim Bashën. Opozita ka detyrë të bëhet e votueshme. Çështjet e tjera i zgjidh prokuroria dhe njerëzit dalin vetë.

Ka të bëjë mënyra si pozicionohet opozita në zgjedhje. Kemi dy bomba administrative dhe shtetërore: Balluku dhe AKSHI. Këtu jemi të pozicionuar keq. Njerëzit nuk e kanë marrë vesh që ka ndryshuar gjuha në raport me prokurorinë. Ka një problem të komunikimit të një partie politike.

Pse duhet shqiptarët të blejnë një xhaketë që e kanë hequr në 2013? Unë mendoj se ka pozicionim të keq. Njeriu angazhohet për të ndryshuar qeverisjen. Partia më e madhe është PD. Ajo kërkon të riciklojë qeverinë e 2013”- tha Vokshi.