AKTUALITET, 22 Dhjetor 2025, 18:01

Protesta e opozitës, Berisha mbërrin në selinë e PD-së! Pritet me duartrokitje e brohorima

Protesta e opozitës, Berisha mbërrin në selinë e PD-së!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu vetëm pak minuta para se të nisë protesta kombëtare para Kryeministrisë, ku do kërkohet dorëheqja e qeverisë, kryeministrit Rama dhe zv/kryeministres Balluku.

Me një dosje blu në dorë, ai ka zbritur nga makina dhe i shoqëruar nga qindra mbështetës demokratë që mbanin parulla, banderola e flamuj në duar, ka hyrë në godinën e partisë.

Ai i ka përshëndetur me dy gishta dhe buzëqeshje, teksa në orën 18:00 është lajmëruar edhe protesta kombëtare.

Nuk kanë munguar brohoritjet, duartrokitjet dhe thirrjet për liderin e opozitës gjatë momentit që ai hynte në seli.