TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor me një rezolutë të miratuar më 10 dhjetor 2025, ku paralajmëron për një krizë të thellë në funksionimin e gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm dhe atyre administrative.
Në dokumentin e firmosur më 22 dhjetor, Shoqata thekson se prej vitit 2018, pas nisjes së procesit të vettingut, gjykatat janë përballur me një mbingarkesë të paprecedentë, e cila ka sjellë pasoja të rënda në cilësinë e drejtësisë dhe mirëqenien e gjyqtarëve.
“Kjo situatë ka tejkaluar kufijtë e një vështirësie të përkohshme, duke cenuar drejtpërdrejt respektimin e parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, efikasitetin dhe eficiencën e administrimit të drejtësisë, si dhe perceptimin dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor,” thuhet në rezolutë.
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë përballon mbi 1100 çështje për gjyqtar, ndërsa në Gjykatën e Apelit rreth 50 mijë dosje të viteve 2017–2018 presin ende shqyrtim. Shoqata thekson se kjo gjendje ka sjellë “cenimin e mirëqenies fizike, psikologjike dhe sociale të gjyqtarëve”, duke i detyruar ata të punojnë përtej orarit zyrtar, në fundjava dhe ditë festash.
Një tjetër problematikë e rëndë lidhet me sigurinë. “Kontrolli i personave që hyjnë në ambientet e gjykatave kryhet nga persona të patrajnuar dhe pa standarde të unifikuara sigurie,” -thekson Shoqata, duke shtuar se mungojnë pajisjet teknike si detektorët metalikë dhe nuk ka personel të dedikuar për ruajtjen e rendit në sallat e gjykimit.
Plotësimin urgjent të vakancave të gjyqtarëve në Tiranë dhe Apel.
Rritjen e numrit të punonjësve të trajnuar për sigurinë dhe përmirësimin e statusit financiar të tyre.
Investime në infrastrukturë dhe krijimin e ambienteve të reja për sallat e gjykimit.
Shtimin dhe trajnimin e stafit administrativ.
Implementimin e një sistemi të digitalizuar për menaxhimin e çështjeve.
Strategji komunikimi transparente për të informuar publikun mbi shkaqet e vonesave.
Në përfundim, Shoqata paralajmëron se pa ndërhyrje të menjëhershme, situata mund të përkeqësohet më tej. “Garantimi i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, mirëqenies së gjyqtarëve dhe ofrimi i një drejtësie cilësore janë parakushte thelbësore për besimin e qytetarëve”, theksojnë ata.