AKTUALITET, 22 Dhjetor 2025, 18:29

Nis protesta e opozitës, Berisha del nga selia e PD-së dhe marshon në këmbë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, Berisha del nga selia e PD-së dhe marshon

Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja. Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka dalë nga selia, ka nisur marshimin e tij, bashkë me demokratë të tjerë drejt Kryeministrisë, atje ku do të mbahet dhe protesta e radhës.

Prej disa javësh opozita është stacionuar çdo të hënë para Kryeministrisë, ku ka ngritur foltoren e saj, ndërsa sot mbahet protestë kombëtare.

Sakaq, Berisha gjatë ecjes në këmbë është takuar me militantë dhe përkrahës të tij.  Gjatë kohës që Berisha ecën drejt Kryeministrisë, dëgjohen edhe zhurma nga hedhja e kapsollave ose shashkave.