TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.
Bardhi në fjalën e tij të mbajtur në protestën kombëtare, u shpreh se prania e qytetarëve tregon qartë se shoqëria ka nevojë për ndryshim.
"Forca juaj është kthyer në shpresën tonë të përbashkët, në shpresën e Shqipërisë. Prania juaj në këtë shesh madhështor do të thotë, që kjo shoqëri ka ende një zemër, guxim e çdo ndryshimi. Kam takuar shumë prej jush dhe revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq, po në çdo takim që kam pasur me ju, kam marrë prej jush një mesazh, ju nuk dorëzoheni. Kam mësuar leksionin tim më të madh. Besimi dhe sakrifica do të na çojnë përpara, në largimin e Edi Ramës.
Ne jemi këtu për t’i treguar se ata e kanë gabim dhe e keqja nuk do të triumfojë. Koha e tyre ka mbaruar, tani është koha e qytetarëve të Shqipërisë. Sot kam një mesazh edhe për ata që janë të shumtë që do të donin të ishin me zemër këtu, kjo nuk është protesta e një partie, ju nuk keni frikë, këtij pushteti i janë lëkundur themelet. Ky popull kur zgjohet nuk ndalet më. Ne do të qëndrojmë në sheshe, të fortë, Rama duhet ta ketë të qartë që qyetarët do t’i ketë përballë”, tha Gazment Bardhi.