TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një prononcim për mediat nga Himara është shprehur lidhur me procesin e votimit në këtë bashki, se shqiptarët sot kanë parë sipas tij një farsë.
Noka u shpreh se 6157 votues të Himarës u mohua e drejta e votës, të cilët do të vendosin fatin e një procesi zgjedhor.
Demokrati nuk ka kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë, për të cilin tha se ka përcaktuar gjithçka në Himarë.
“Rama ka përcaktuar gjithçka. Këtu ka tre javë që janë bandat e pushtetit, çdo ditë në territor duke kërcënuar. E gjithë administrata, ministra duke dhënë tapi, leje, e të drejta shfrytëzimi, duke premtuar leje për hotele. Këtu gjithë hordhitë e pushteti kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve”, tha ai.
Ndër të tjera, Noka ka denoncuar se në disa zona sipas tij, vota është shitur për 500 euro, ndërsa shtoi se do të mbledhin fakte dhe prova lidhur me këtë rast.
"Shqiptarët sot kanë parë një farsë. Vetë Celibashi e theksoi me gojën e tij që në Shqipëri se kush voton e kush jo, vendos Edi Rama. 6157 votues të Himarës u mohua e drejta e votës. Kjo ndodh në regjim jo në shtetin demokratik. Ata votues do të ishin ata që do të vendosnin jo në Himarë, por dhe një qytete të madh fatin e në procesi.
Që këtu Rama ka përcaktuar gjithçka. Këtu ka tre javë që janë bandat e pushtetit, çdo ditë në territor duke kërcënuar. E gjithë administrata, ministra duke dhënë tapi, leje, e të drejta shfrytëzimi, duke premtuar leje për hotele. Këtu gjithë hordhitë e pushteti kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve.
Në disa zona flitet që vota ka shkuar 500 euro. Të gjithë janë në terren, do të mblidhen faktet edhe prova. E gjithë kjo masakër zgjedhore ka ndodhur sepse ne në Shqipëri krimet zgjedhore janë të amnistuara"- tha Noka.