TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, njëkohësisht edhe nënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, thotë se zgjedhjet e Himarës tregojnë domosdoshmërinë e qeverisë teknike.
Sipas Telitit, sot ishte prova e rradhës që qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme në 2025.
Reagimi:
"Krimet elektorale në Himarë tregues i domosdoshmërisë për QEVERI TEKNIKE!
Shkeljet e sotme (të urdhëruara nga lart) në procesin zgjedhor janë produkti më i qartë i skemave kriminale dhe manipuluese të vullnetit qytetar.
Qindra votuesve u mohohet padrejtësisht e drejta e votimit.
Shtesa listash me "votues të porositur" dhe ndryshime të vendodhjes së qendrave të votimit.
Në terren janë shpërndarë "për të kryer detyrën" eksponente të botës së krimit.
Në terren trupa e patronazhistëve dhe shefave të tyre politik po intimodojnë kudo votuesit.
Kërcënime të raportuara edhe në qendrat e votimit.
Si mund ti besosh qeverisë aktuale organizimin e zgjedhjeve të ardhshme qëndrore???
Që të ketë zgjedhje dhe jo votime, e vetmja zgjidhje është QEVERIA TEKNIKE!"