AKTUALITET, 4 Gusht 2024, 12:55

Qytetarët me ID të skaduara, Celibashi liston problematikat në Himarë: Në një qendër votimi ka patur persona të paautorizuar, në Lukovë…

Qytetarët me ID të skaduara, Celibashi liston problematikat në

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi delaroi se ID-të e skaduara janë një çështje që nuk ka të bëjë me përgjegjësitë e KQZ, është çështje që mbetet jashtë procesit zgjedhor. 

"Çështja që ka qenë objekt i diskutimi dhe i sjelljes në vëmendje, është ajo e mjeteve të identifikimit. Por sikurse dhe më herët e kemi bërë me dije, kjo është një çështje që nuk ka të bëjë me përgjegjësitë e KQZ, është çështje që mbetet jashtë procesit zgjedhor.

Janë rreth 6 mijë votues të cilët dokumentet e identifikimit ose u ka skaduar ose u skadon sot. Gati po e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluara. Tani, pse këto zgjedhje nuk u mor nga vendim nga Këshilli i Ministrave me një akt normativ, këtë nuk mund ta them. Komunikimin e kemi bërë kur ka patur komunikim zyrtar nga partitë politike dhe e kemi patur në ditët e fundit. Ngelet një çështje që është jashtë sferës së përgatitjes dhe vëmendjes që duhet të ketë KQZ.

Është çështje që mund të diskutohet she secili nga të interesuarit mund të kenë

Nuk kemi patur komunikim sot me përfaqësues të qeverisë dhe MB për këtë çështje, sepse nuk mund të kishte zgjidhje. Duhej të ishte zgjidhur më parë dhe është një çështje që votuesit nuk të shohin nëse kanë interes apo jo për të patur një mjet identifikimi të vlefshëm.

Qëndron në këtë lloj mënyrë dhe për partitë politike dhe subjekte të tjera të interesuara.

Nuk po përpiqem të shmang graviteti e problemit, por lidhet me votuesit, kandidatë dhe pjesëmarrësit e tjerë në garë" - tha Celibashi.

Ai deklaroi se në përgjithësi procesi ka shkuar qetë.

"Ka patur raste që janë evidentuar problematikë. Në një qendër votimi ka patur persona të paautorizuar dhe është pretenduar se mbanin shënim votuesit. Është ndërhyrë dhe është zgjidhur.

Në Lukovë përfaqësues të mediave nuk janë lejuar përfaqësues të medias të filmonin. Nëse ndonjë nga anëtarët nuk ndihet komod me këtë, të largohen.

Komunikimi në institucionet publike shqiptare, ka detyrim të përdorë gjuhën shqipe. Këtë gjuhë duhet ta ndërtojmë në komunikim zyrtar dhe votuesit"- u shpreh kreu i KQZ-së.