TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për zgjedhjet që po zhvillohen në Himarë, ku ka shfaqur pakënaqësi lidhur me faktin që persona me karta të skaduara identiteti nuk janë lejuar të votojnë, siç e përcakton ligji.
Meta shprehet se janë përjashtuar mbi gjashtë mijë qytetarë nga e drejta e votës. Sipas Metës, ky është krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës.
Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi se kjo nuk është një çështje e KQZ dhe se ligji parashikon që votimi nuk mund të kryhet me karta ID të skaduara. Në rastin konkret nuk ka një VKM që do ta lejonte një votim të tillë, siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara.
“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.
Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.
Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre”, shprehet Meta.