TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha ka reaguar për zgjedhjet që po mbahen në Himarë, duke e quajtur ndalimin e votimit për persona me ID të skaduara si "antikushtetuese".
Berisha thotë se kemi të bëjmë me një "krim shtetëror elektoral" dhe "dhunim të kushtetutës", që ka si qëllim manipulimin e rezultatit zgjedhor.
Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi se votimi me karta ID dhe pasaporta të skaduara nuk lejohet nga ligji, ndërkohë që nuk ka një VKM që do të lejonte një votim të tillë. Ai shtoi se kjo çështje nuk është kompetencë e KQZ.
"Përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës, një akt antikushtetues
Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës. Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea. Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.
Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron", shkruan Berisha.