AKTUALITET, 4 Gusht 2024, 13:19

Celibashi për ndalimin e gazetarit në qendrën e votimit: Të lërë detyrën komisioneri…

Celibashi për ndalimin e gazetarit në qendrën e votimit: Të
Ilirjan Celibashi në Himarë

Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj, nuk është lejuar ditën e sotme të hyjë në një qendër votimi në Lukovë, për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe vetë kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili tha se gazetarët e kanë me ligj të lejuar filmimin brenda qendrave të votimit.

Ai tha gjithashtu se ai komisioner në qendrat e votimit që nuk ndihet rehat me këtë gjë, të lërë detyrën.

“Kemi pasur një incident në Lukovë me përfaqësues të mediave që nuk janë lejuar të filmonin në qendër votimi. Në Shqipëri, qoftë edhe për shkak të ligjit, është e lejueshme që përfaqësues të medias, kameramanë, operator të filmojnë në qendrat e votimit. Nëse ndonjë prej anëtarëve të Komisionit të Qendrës së Votimit nuk ndihet komod me këtë gjë, do të duhet të lërë detyrën dhe të mos paraqitet në detyrë. Por media është e lirë për të filmuar në QV”, tha Celibashi.