TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i PD, Luçiano Boç, i ftuar në Syri Tv, komentoi procesin zgjedhor në Himarë, teksa u shpreh se përpjekjet e mazhorancës për të manipuluar këtë proces kanë nisur 3 muaj më parë.
Boçi shtoi gjithashtu se pavarësisht këtij fakti, mazhoranca është e frikësuar për rezultatin zgjedhor.
“Frika i ka kapur pavarësisht se kanë bërë gjithçka për ta manipuluar procesin zgjedhor, ata e dinë shumë mirë, bëjnë kalkulimet e tyre dhe duan të përfitojnë nga çdo vendimmarrje anti-ligjore dhe anti-kushtetuese”, sqaroi demokrati Boçi.
"Ka shumë përpjekje nga ana e mazhorancës për ta manipuluar procesin zgjedhor, përpjekje që kanë nisur që para kësaj date, që 3 muaj më parë, duke importuar edhe votues nga zonat që nuk janë pjesë e Himarës.
Duke importuar por edhe eksportuar më mirë edhe atë kandidatin e famshëm i cili dihet si u vendos, më urdhër politik dhe që nuk ka asnjë lidhje me Himarën.
Frika i ka kapur pavarësisht se kanë bërë gjithçka për ta manipuluar procesin zgjedhor, ata e dinë shumë mirë, bëjnë kalkulimet e tyre dhe duan të përfitojnë nga çdo vendimmarrje anti-ligjore dhe anti-kushtetuese. Parë në këtë vendimmarrje, siç ka qenë gjithmonë.
Celibashi ushtar i Ramës, e ka treguar që në fillim, e ka provuar me 14 maj dhe vazhdon të tregojë atë zellin e tij, me qëllim që të ruajë atë pozicion që ka dhe të jetë aty dhe në 2025.
Këtu nuk ka asgjë për tu habitur dhe është një heqje e të drejtës kushtetuese të çdo votuesi, pavarësisht skadimit të dokumentit të identifikimit, pasi jo më larg me se 14 maj këto njerëz janë lejuar me vendim qeverie.
Ndërsa pjesa tjetër e shkeljes së te drejtës së votuesit është zhvlerësimi i së drejtës së votës së banorëve të Himarës nga votues të cilët janë marrë, importuar nga pjesa e oligarkëve", shtoi ai.