AKTUALITET, 9 Gusht 2024, 13:58

Noizy në qeli, Stresi i bën apel Edi Ramës nga arratia: Dil fol pak për shokun tonë...

Noizy në qeli, Stresi i bën apel Edi Ramës nga arratia: Dil fol

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka reaguar sërish nga arratia përmes një postimi në rrjetet sociale, për të mbrojtur mikun e tij Noizyn, i cili ndodhet në qeli dhe Kosova e kërkon që të ekstradohet, pas rrahjes së Medi Isenit. 

Ditën e sotme reperi ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Gjykata e Tiranës, ku përfshijnë mbajtjen në burg të Noizy. 

Stresi i bën apel Ramës që të ndihmojë Noizyn dhe indirekt edhe veten e tij, pasi edhe ai është i shpallur në kërkim. 

“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar Stresi. 

Aq e madhe qenka miqësia mes Stresit dhe Noizyt, sa reperi ka arritur deri aty sa t'i lutet Edi Ramës për ndihmë, një apel ky i pakonceptueshëm për një demokrat "24 karat" siç është ai.