AKTUALITET, 9 Gusht 2024, 10:52

Mori me qira makinën në Durrës, por nuk e ktheu më! Arrestohet 24 vjeçari

Mori me qira makinën në Durrës, por nuk e ktheu më!

Policia ka arrestuar një 24 vjeçar, i cili nuk ka kthyer një makinë të marrë me qira. 

SH.B, dyshohet për veprën penale "Mashtrim". 

"Policia po punon për gjetjen e automjetit. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga shtetasi S. L. se shtetasi Sh. B. nuk i kishte khyer një automjet që ia kishte dhënë me qira, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Sh. B., 24 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Mashtrimi”. Më datë 31.07.2024, ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.