TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sot këshilla të tjera për qytetarët se si të mbrohen nga virusi i Nilit Perëndimor.

Mos harroni. Virusi i Nilit Perëndimor nuk përhapet nëpërmjet prekjes. Megjithatë respektoni masat higjeno-sanitare si më poshtë:
- Shmangni kontaktin me duar të zhveshura kur trajtoni ndonjë kafshë të ngordhur.
- Nëse po hidhni një zog të ngordhur, përdorni doreza ose qese plastike për ta vendosur trupin e pajetë në një kosh plehrash.
- Ndiqni gjithmonë udhëzimet për gatimin e plotë të mishit.