AKTUALITET, 23 Shtator 2025, 11:14

Nis kërkimi/ Prej dy ditësh 15-vjeçari i larguar nga shtëpia, babai jep alarmin në polici për zhdukjen e djalit

Nis kërkimi/ Prej dy ditësh 15-vjeçari i larguar nga

Një 41-vjeçar ka denoncuar në policinë e Pogradecit zhdukjen e djalit të tij 15-vjeçar.

Babai i të miturit ka deklaruar se i biri është larguar nga shtëpia e tyre në Çërnavë që prej datës 21 dhe se nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e tij.

Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për gjetjen e 15-vjeçarit.

“Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka kallëzuar shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Çëravë, se më datën 21.09.2025, është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.