AKTUALITET, 22 Shtator 2025, 21:34

"Rama e sheh Parlamentin si pronë të vetën!"/ Abilekaj: Opozita kot që hyn në Kuvend, nuk kryen aktivitet normal

"Rama e sheh Parlamentin si pronë të vetën!"/ Abilekaj:

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Parlamenti është kthyer në institucion personal të Ramës, ndërkohë që deklaroi se qëndrimi i opozitës dhe partive të reja në Kuvend, është dështim. 

"PD ka hyrë në Parlament për jetë parlamentare edhe pse nuk njeh zgjedhjet, për ta përdorur si tribunë për të komunikuar me publikun. Nuk ishte qëllim i opozitës, mbyllja e asaj seance. Opozita u gjet para faktit të çmendur që kryeministri urdhëroi live mbylljen e seancës.

Askush nuk e priste të ndodhte, kështuqë nuk mendoj se opozita u nis për të mos folur. Ishte vendim për të mos i dhënë fjalën opozitës, pasi ata janë futur pikërisht për të folur. Rama e sheh Parlamentin si institucion personal.

Nuk është se grupi i PD u çua i gjithi për të prishur seancën. Ishte Balliu, Gaz Bardhi dhe dikush tjetër. Mund të përjashtoheshin dhe të vijonte seanca. Rama, pasi e prvokoi vetë, e bëri me qëllim për të mbyllur seancën. E sheh Parlamentin si pronë të vetë, e sheh si nder që i bën opozitës për ti dhënë hapësirë. 

Unë mendoj se këta, përfshirë edhe Redi Muçin, partitë e reja, në atë Parlament nuk mund të kryejnë aktivitet normal. Futja në atë Parlament është kot. Përdorimi i mjeteve politike me Ramën është dështim", tha Abilekaj.