TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori dhe analistët Enton Abilekaj e Indrit Vokshi, deklaruan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Edi Rama me ministren virtuale Diella, po bënë një operacion imazhi dhe se me këtë do të justifikojë korrupsionin e ardhshëm.
Pjesë nga biseda
Arlind Qori: Përtej një operacioni imazhi, për të dalë në mediat ndërkombëtare, Rama kërkon të justifikojë korrupsionin e ardhshëm, tenderat, koncesionet, licensat. Do t’i heqë vetes edhe atë minimum përgjegjësie, që kanë patur, kush hedh firmën, mban edhe përgjegjësi. Rama thotë prej këtij momenti, nuk ka përgjegjësi, sepse një kompjuter, nuk mund ta çosh në burg, apo përpara prokurorisë. Mendoj se këto janë dy arsyet. Operacion imazhi dhe e dyta, kërkon të justifikojë korrupsionin.
Inteligjenca artificiale nuk vendos kriteret e tenderave, por interpreton vetëm rezultatin. Problemi këtu është që ai që vendos kriteret, i bën sipas fituesit që ka në mendje. Këtë herë do të jenë të amnistuar nga ligji, fajin e ka inteligjenca artificiale, që nuk gabon. Kjo është të heqësh dorë nga përgjegjësia.
Enton Abilekaj: Rama pasi shkatërroi përgjegjësinë politike, duke shmangur llogaridhënie në media dhe elektorat, vendosi të shkatërrojë përgjegjësinë ligjore të ministrave. I ngarkohet robotit përgjegjësia. Edhe fajtor të dalë nuk ndodh gjë. Ai tha do të bëhet edhe shtatëzanë Diella, nuk dihet domethënë kush e lë shtatëzanë.
Ky është operacion imazhi, si çdo fasadë që ndërton Edi Rama. Ne jemi një nga vendet me zhvillimin më të ulët IT në Europë, jemi zero në inteligjencë artificiale, por jemi vendi i parë në botë që kemi ministër virtual. Kjo ide u kopjua nga Emiratet e Bashkuara, nga monarki absolute.
Indrit Vokshi: Rama ka arritur një nivel pushteti sa nuk ka tani çfarë bën tjetër dhe bën telenovelë. Ka çdo javë nga një seri, që të merren shqiptarët. Nuk është e lehtë t’i ikësh përgjegjësisë ligjore. Ai thjesht kërkon të kompensojë dhe zëvendësojë debatin publik për çështje të rëndësishme, me një çështje jo edhe aq të rëndësishme, që nuk ka rregullim në Kushtetutë dhe në ligje. Një KM që punët e qeverisë i bën me njerëzit e tij dhe nxjerr show.