TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja dalin lidhur me krimin makabër të regjistruar në Viotia të Greqisë, ku një 62-vjeçare groposi nënën e saj në afërsi të banesës, për të përfituar nga pensioni i saj, pasi nuk e deklaroi të vdekur.
Siç raporton Protothema.gr Prokuroria greke ka urdhëruar kruerjen e një hetimi paraprak për vrasje të mundshme me dashje, pas zbulimit tronditës ku e moshuara ishte varrosur në fshehtësi nga vajza e saj, në mënyrë që kjo e fundit të përfitonte nga pensioni.
Sipas zëdhënëses së Policisë Greke (ELAS), Constantia Dimoglidou, trupi i të moshuarës u gjet në një gjendje të dekompozuar, duke thënë se ajo dyshohet se është varrosur prej më shumë se 2 vjetësh, në një gropë të cekët pranë shtëpisë së saj.
Dyshime për mashtrim dhe bashkëpunëtorë
Krahas hetimeve për vrasje të mundshme, prokuroria ka kërkuar gjithashtu verifikimin e një mashtrimi të rëndë në vlerën e mbi 120,000 eurove, shumë kjo e përfituar nga 62-vjeçarja përmes përvetësimit të pensionit të nënës së ndjerë.
Po ashtu, do të hetohet nëse ka pasur bashkëpunëtorë, pasi 62-vjeçarja ka folur një burrë shqiptar me emrin “Jani”, i cili e kishte ndihmuar për ta varrosur trupin. Aktualisht, ai nuk ndodhet në fshat dhe vendndodhja e tij është e panjohur, sipas deklaratave të avokatit mbrojtës.
Avokati i të pandehurës deklaroi se klientja e tij nuk kishte qëllim kriminal, por veproi nga vështirësitë ekonomike.
“Ajo punonte në komunën e Tanagrës në KEP dhe kishte grumbulluar borxhe nga e kaluara. Ajo ndjen pendesë dhe turp për atë që ka bërë”, – deklaroi ai.
Megjithatë, autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe atë të vrasjes me dashje.