TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Indrit Vokshi debatoi me anëtarin e PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për shkarkimin e Erion Veliajt.
Vokshi u shpreh se ligji per qeverisjen vendore nuk thotë askund se Veliaj duhet të flasë përpara këshillit, ndërsa Teliti u shpreh se ai duhet dëgjuar, që të mos përsëritet precedenti i ish-kryebashkiakut Zef Hila që u shkarkua nga Rama.
Pjesë nga debati
Vokshi: Kemi ligjin për qeverisjen vendore dhe pika C thotë se shkarkimi i kryetarit të bashkisë për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë. Nuk thuhet askund që këshilli bashkiak ka për detyrë që ta dëgjojë. Mund ta shkarkojë dhe gjithçka tjetër shkon për interpretim kushtetues.
Teliti: Ne duam të respektojmë procedurën.
Rakipi: Ore ju doni gallatë atje.
Teliti: Dua ta përsëris që duam ta kemi përballë.
Rakipi: Po e fituat bravo ju qoftë. Ju bëni lojën tuaj dhe mirë bëni.
Teliti: Loja ka mbaruar. Erion Veliaj është shkarkuar nesër.
Vokshi: Nuk ka asnjë nen të ligjit të qeverisjes vendore që e detyron Këshillin Bashkiak që ta thërrasë Veliajn dhe t’i dërgojë letër SPAK-ut.
Teliti: Gjykata Kushtetuese në një nga pikat që hodhi poshtë vendimin për ish-kryebashkiakun Zef Hila thotë se nuk ishte pyetur në Këshill të Ministrave.
Rakipi: Njërin që kam patur unë në emision Rama, Shukriun e shkarkoi duke ardhur nga Kosova.
Teliti: Veliaj nesër vetëm për faktin që nuk thirret në këshillin bashkiak dhe nuk pyetet. Veliaj është kundërshtari ynë politik. Qëllimi ynë është shkarkimi i Veliajt dhe të mos rikthehet në detyrë.
Vokshi: Nuk kthehet.
Rakipi: Lëre me këto dhimbje. Hera herës ju keni dhimbje të mëdha.