TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku një skaf i drejtuar nga oficeri i policisë, Arjan Tase, përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare të familjes Avdija, e cila ndodhej për pushime në det.
Në reagimin e tij në Twitter, Rama shkruan se është rrëqethëse dhe nuk ka fjalë ngushëlluese për familjen që humbi vajzën pasi u përplas nga skafi në det.
Ndërkohë që thekson se autori të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, ndërsa shton se Policia e Shtetit duhet të nxjerrë mësime nga kjo ngjarje.
Postimi i Ramës
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
— Edi Rama (@ediramaal) August 2, 2022