AKTUALITET, 2 Gusht 2022, 17:34

Dekretimi i Shefit të ri të Shtabit të FA, Yuri Kim: Të forcojmë bashkëpunimin ushtarak si aleatë në NATO

Dekretimi i Shefit të ri të Shtabit të FA, Yuri Kim: Të

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka uruar Arben Kingjin për emërimin e tij në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Në një postim në Twitter, Kim thotë se duhet forcuar bashkëpunimi ushtarak si aleatë të NATO-s, teksa mbrojmë paqen e sigurinë në rajon dhe botë.

Postimi i Yuri Kim:

Urime Gjeneral Brigade Arben Kingjit për emërimin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Presim me kënaqësi të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak përfshirë si aleatë në NATO, ndërsa mbrojmë paqen e sigurinë në rajon dhe në mbarë botën.

Arben Kingji u emërua sot Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me anë të një dekreti nga Presidenti Bajram Begaj.