TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hakerat që kanë sulmuar sistemet informative të vendit tonë, vijojnë të publikojnë materiale që kanë marrë gjatë sulmit kibernetik.
Në një faqe të emërtuar "Homeland Justice", në shqip "Drejtësi për atdheun", e cila është e aksesueshme vetëm nga jashtë Shqipërisë, është publikuar një material që pretendohet se përmban emaile të cilat i janë adresuar kryeministrit.
Aty gjenden kryesisht emaile të cilat kanë mbërritur në adresën zyrtare të kryeministrit nga punonjës të administratës, por edhe nga qytetarë që kanë ankesa për çështje të ndryshme.
Më herët hakerat kanë publikuar shkresa zyrtare dhe dokumente identifikimi.
Është e paqartë përmasa e të dhënave që kanë rrjedhur pas sulmit kibernetik dhe nëse hakerat posedojnë të dhëna sensitive që mund të cënojnë sigurinë kombëtare.