TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Himarë ditën e sotme, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një mjet lundrues.
Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje vajzën në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht mban detyrën e shefit të Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa sipas dëshmisë së qytetarëve, mjeti ishte me shpejtësi të madhe dhe është parë të kryejë manovra të rrezikshme.
Fëmija ndodhej në breg të detit, në një zonë të sigurt, para syve të prindërve të saj.
Goditja ka qenë tepër e fortë, duke i marrë jetën në vend.
Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e skafit, i cili mësohet se ka deklaruar se ka pasur një defekt në mjet.