AKTUALITET, 2 Gusht 2022, 17:23

Tragjedia e 7-vjeçares në Himarë, Bozdo: I vetmi vend në botë ku pushuesit vriten në breg të detit

Tragjedia e 7-vjeçares në Himarë, Bozdo: I vetmi vend në

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit, Arjan Tase, i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri.

"Një ngjarje që të lë pa frymë. Jemi i vetmi vend në botë ku pushuesit vritet në breg të detit. Në mënyrë të përsëritur. Dhe askush nuk e vë ujin në zjarr. Qeveria është me pushime, Edi Rama e ka mëndjen te Ballkani Hapur!’, shkruan Bozdo në Facebook.

Postimi i plotë i Eno Bozdos:

Një ngjarje që të lë pa frymë. Jemi i vetmi vend në botë ku pushuesit vritet në breg të detit. Në mënyrë të përsëritur. Dhe askush nuk e vë ujin në zjarr. Qeveria është me pushime, Edi Rama e ka mëndjen te Ballkani Hapur!

Edhe më e rëndë sepse autori është polic, bënte manovra të rrezikshme dhe askush nuk guxonte ta bllokonte.

Ky psikopat sot i mori jetën e një vajze të mitur dhe të pafajshme. Shumë psikopatë të tjerë, nga e njëjta rracë, po i marrin frymën vendit çdo ditë!