TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili drejtonte gomonen që përplasi për vdekje një fëmijë në plazhin e Potamit, është aktualisht Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Tase kur ishte shef i komisariatit të Himarës akuzohej për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës.
Në dhjetor të 2020 në kuadër të operacionit antidrogë u arrestuan disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge, të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjë kanabis në Vlorë.
Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022 dhe u rikthye në polici.