TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku Arjan Tase goditi për vdekje një fëmijë shtatë vjeç. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë.
Dyshohet se Arjan Tase, duke drejtuar skafin ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur 5-vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi Arjan Tase, me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Aktualisht, shtetasi Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë”, thuhet në njoftimin e AMP-së.
Arjan Tase nuk është emër i panjohur. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës.