AKTUALITET, 2 Gusht 2022, 18:01

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, reagon deputeti i PS: Është krim! Mbeta pa fjalë kur mësova që autori është nga paria e policisë. Të bëhet drejtësi shembullore

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, reagon deputeti i PS:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Himarë, ku një vajzë 7 vjeçe u përplas për vdekje nga një skaf, ndërsa ishte duke luajtur dhe notuar në breg të detit. Në drejtimin e mjetit lundrues ishte ish-shefi i policisë së Himarës, Arjan Tase.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se për rastin në fjalë duhet të bëhet drejtësi shembullore. Ai shton se, ngjarja bëhet më e rëndë kur mëson se autori vjen nga paria e policisë që duhet të jetë shembull për komunitetin.

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, reagon deputeti i PS:
Deputeti i PS, Erion Braçe

POSTIMI I PLOTË

KUR MESOJ QE AUTORI ESHTE NGA PARIA E POLICISE, MBETEM PA FJALE!

Shef policie qe jashte detyres duhet te jete shembull e gjithnje ne ndihme te kujtdo, harron statusin qe e ka me vete kudo, distancohet jo vetem nga polici i thjeshte qe ben e nuk ben pushime, te thjeshta e me nje cader, por edhe nga njerezit, te cileve duhet ti sherbeje e duhet ti mbroje;

TANI TE BEHET DREJTESI SHENBULLORE PER TE!

Nderkohe, edhe nje here alarmi shkon tek RREGULLAT, ZBATIMI I TYRE;

Lexova reagimin e drejtorit te Policise e pertej masave te detyrueshme ndaj efektivit te perfshire ne krim, me shqeteson ngritja e nje grupi qe verifikon zbatimin e porosive te drejtorit vete;

UNE MENDOJ QE FUNKSIONON NDRYSHE;

URDHRI I DREJTORIT TE POLICISE ME MASA QE ADMINISTROJNE E GARANTOJNE RENDIN E RREGULLIN,

THJESHT ZBATOHET, THJESHT ZBATOHET, NUK HARROHET, NUK RELATIVIZOHET, NUK NEGLIZHOHET, ZBAAAATOOOHEEEET, NUK VERIFIKOHET!

DHE ZBATOHET NE MENYRE TE BARABARTE PER TE GJITHE E NGA TE GJITHE; perfshi parine e policise, politikes, ekonomise!

OSE BARAZI, OSE HIMARA ESHTE JO VETEM SKENA E SOTME POR DHE ARKIVA E KRIMEVE SI KY, NE PAK VITE NGA SOT! E mbani mend besoj vrasjen si kjo nga nje biznesmen!

||| Shume ndjese me perulesi familjareve te vajzes; nuk ka ngushellim qe mund tu lehtesoje dhimbjen!