TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i dërgon një mesazh kryeministrit Edi Rama, i bindur për fitoren në Shkodër, ku kandidon sërish Bardh Spahia.
Pas takimit në qytetin e Shkodrës ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Meta tha se më 14 maj rezultati në të gjithë këtë qark do të jetë 5 me 0.
“Banda e Rilindjes ka bërë gjithçka për të dobësuar rolin e Shkodrës, por po nga Shkodra do të marrë përgjigjen dhe ndëshkimin që meriton. Ka vetëm një rezultat më 14 Maj: 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës. BashkëFitojmë!”, shprehet Meta.