TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash dhe ka proceduar penalisht poseduesin që nuk i deklaroi.
Sipas burimeve zyrtare janë sekuestruar 41 250 euro dhe 41 500 lekë të rinj, si dhe është proceduar penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një automjet kamion me drejtues shtetasin O. P. dhe pasagjer shtetasin K. H., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet shuma e parave, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.