TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bandë droge që kontrabandonte tonelata kokainë përmes Belgjikës, po përballet me vite burgim dhe konfiskim të miliona eurove. ‘Biznesi’ i katër burrave nga Shqipëria dhe Rumania u shkatërrua pas një kontrolli në Francë. Në kuadër të një operacioni në një kamion në Coquelles u sekuestruan 261.80 kilogramë kokainë, të fshehura në 26 struktura druri që dukeshin si trarë. Por duket se kjo sasi ishte vetëm maja e ajsbergut. Gjatë një hetimi të drejtuesit të kamionit, Constantin S. (38), policia gjeti aplikacionin Sky EÇ të instaluar në iPhone-in e tij, ku u zbuluan qindra mesazhe me trafikantët e drogës.
Sipas hetimeve, ky grup kriminal akuzohet se ka trafikuar rreth një ton e gjysmë kokainë. Ndërkohë, të arrestuar janë shqiptarët Altin D., 42 vjeç dhe Rinor S., 40 vjeç, që ngarkonin drogën, ndërsa David P. organizonte transportet.
Shoferi i kamionit i kishte thënë policisë se kishte pasur frikë për familjen e tij që të hiqte dorë nga kjo veprimtari, pasi kishte dy fëmijë në Rumani.
“Në një moment u kërcënova me armë”, tha shoferi në dëshminë e tij. Ndërkohë, trafiku drejtohej nga kreu i njohur me emrin ‘Bisha’ i cili është dënuar me 7 vite burg dhe me 40 mijë euro gjobë. Nga ana tjetër shoferi Konstantin S., është dënuar me 3 vite burg, ndërsa dy shqiptarët me nga 2 vite.