AKTUALITET, 5 Prill 2023, 19:02

“Rrogat në privat nuk rriten me urdhër qeverie”, Tabaku: Nuk punon dot për shumicën një qeveri socialiste që ka mbytur ekonominë dhe konkurrencën

“Rrogat në privat nuk rriten me urdhër qeverie”, Tabaku:

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka vënë në shënjestër qeverinë për çështjen e pagave. Tabaku deklaron se nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, pasi qeveria mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite.

Sipas saj, kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve dhe tenderat publikë. 

Më tej ajo akuzon qeverinë se ka mbytur ekonominë dhe konkurrencën. 

POSTIMI I PLOTË

Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, kjo e fundit mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite. Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist sepse nuk ka rritje ekonomike me tatimin socialist!

Kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve & tenderat publikë. Paga minimale mund te fillohet nga koncesionarët që janë përfituesit/abuzuesit më të mëdhenj.

Nuk punon dot për shumicen një qeveri socialiste në shërbim të pakicës që ka mbytur ekonominë dhe konkurrencën. Nuk është qeveria e shqiptarëve ajo që taton 95% për t’i dhuruar taksat 5% të shqiptarëve. Ky është sistemi i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës!