AKTUALITET, 5 Prill 2023, 17:03

Dhunë në familje/ Njëri rrahu babain, tjetri bashkëshorten, dy të arrestuar në Elbasan

Dhunë në familje/ Njëri rrahu babain, tjetri bashkëshorten,

Sërish dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar dy persona, të cilat kanë dhunuar pjesëtarët e familjes.

Konkretisht një 31-vjeçar ka dhunuar babain, ndërsa një tjetër ka dhunuar bashkëshorten. Grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar dy rastet e mësipërme.

Njoftimet e policisë:

“Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi R. K., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”,

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”