AKTUALITET, 5 Prill 2023, 17:18

U godit nga pompa e betonit gjatë punës, plagoset 44-vjeçari shqiptar në Maltë

U godit nga pompa e betonit gjatë punës, plagoset 44-vjeçari

Një shqiptar që punonte në ndërtim në Maltë, ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në rrugën “Triq Tlettax ta’ Dicembru” ditën e sotme.

Mësohet se 44-vjeçari shqiptar është goditur nga një pompë betoni me makinerinë me të cilën po punonte, ndërsa tashme ndodhet në spital.

Ndërkohë, identiteti i punëtorit shqiptar nuk bëhet ende me dije.

Policia dhe Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë po vazhdojnë hetimet.